SHIJA TIPIKE E DARDHAVE MË TË MIRA
● Raki tradicionale Williams nga Austria
● Me dardha Williams të verdha dhe të lëngshme
● Aromë intensive me karakter të fortë varietal
Përvoja shumëvjeçare në përzgjedhjen e frutave, përpunimin e tyre dhe distilimin e aftë të dardhave Williams na mundëson prodhimin e kësaj rakie me cilësi të shkëlqyer. Dardhat me lëng piqen në kushte ideale në kopshtet e kultivuesve tanë të frutave dhe i japin rakisë së dardhës aromën e saj të mirë, me shije frutash dhe pak të ëmbël. Përpunimi i duhur kërkon jo vetëm njohuri, por edhe shumë përvojë. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar një delikatesë kaq intensive për shije.
Dardhat Williams të dorëzuara tek ne në fermën e frutave kontrollohen me kujdes për dëmtime, shkallën e pjekurisë, erën dhe shijen përpara përpunimit. Mishi i bardhë duhet të jetë i butë, por jo shumë i butë. Pastaj pureja piqet në rezervuarët e fermentimit për disa kohë. Këtu kërkohet hunda e mprehtë e distiluesve tanë me përvojë për të zgjedhur kohën e duhur për distilimin. Në procesin e distilimit të butë të imët, në temperatura veçanërisht të ulëta, krijohet një distilim me karakter varietal tepër të fortë. Në mënyrë që një raki vërtetë e mirë e Williams të dalë nga kjo, i duhet kohë e mjaftueshme për t’u pjekur. Distilati ruhet për disa vite në enë të ndryshme, si p.sh. enë balte me pore të imta. Atje shija mund të zhvillohet në mënyrë optimale. Përveç kësaj, periudha e pushimit e bën rakinë më të butë.
WILLIAMS RAKI NGA AUSTRIA
Distillerët tanë mjeshtër vazhdojnë të kontrollojnë shijen dhe aromën e rakisë. Vetëm kur ata jan të kënaqur me rezulatatin, rakia e Williams është gati për t’u shijuar dhe futur në shishen tipike të PRINZ-it. Por çfar shije ka ai, Willi? E pagabueshme, në hundë dhe në qiellz. Shija varietale është e lehtë për t’u njohur edhe për ata që pinë raki për her të par. Aroma karakteristike, aroma të qarta, të pastra frutash në shije me një fund të gjatë. Nëse jeni duke kërkuar për një raki tipike austriake Williams, patjetër që do ta gjeni këtu.
Rekomandimi ynë për pije: Shijoni rakinë tonë Williams në një gotë të PRINZ-it në një temperaturë midis 17 dhe 18 °C.
Reviews
There are no reviews yet.